Ndërlidhjet

Vrasja e rojeve kufitare, akuzohet ushtari kazak


Ilustrim
Ilustrim
Një zëdhënës i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Kazakistanit tha se një roje kufitare është akuzuar për vrasjen e 14 kolegëve të tij dhe të një rojtari të pyllit.

Nurdaulet Suindikov u tha gazetarëve të enjten se ushtari Vladislav Çelak ia ka pranuar vrasjet që ndodhën javën e kaluar në një postbllok të largët në juglindje të Kazakistanit, përgjatë kufirit kazako-kinez.

Zëdhënësi tha se një "konflikt i brendshëm" brenda njësisë ka çuar në vrasjet, por nuk dha hollësi të mëtejshme.

Sipas zëdhënësit, 15 burra u vranë në mëngjesin e 28 majit, ndërsa shumica e tyre ishin duke fjetur.
XS
SM
MD
LG