Ndërlidhjet

PK: S'ka incidente ndëretnike në Kamenicë


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka hedhur poshtë pretendimet për tensione ndërtenike në Kamenicë, përkatësisht në shkollat e përziera entikisht.

Mediat serbe kanë raportuar se janë regjistruar disa incidente në këtë komunë mes nxënësve shqiptarë dhe serbë, duke i dhënë karakter ndëretnik rasteve në fjalë.

Por, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka hedhur poshtë pretendimet për incidente ndëretnike, duke thënë se ka ndodhur një incident i vogël mes nxënëseve të shkollës, sis mund të ndodhër edhe në secilën shkollë ku vijojnë mësimet vetëm nxënësit e një etnie.

Ai i tha Radios Evropa e Lirw, ka thënë se "Kamenica vazhdon të jetë shembull i bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbëve, dhe fakt për këtë janë edhe shkollat e përbashkëta".
XS
SM
MD
LG