Ndërlidhjet

Mali i Zi kushtëzon Kosovën


Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq
Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq
Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka deklaruar se nuk do të nënshkruajë vendimin për emërimin e ambasadorit të këtij shteti në Kosovë, dhe as nuk do të pranojë letrat e akreditimit të ambasadorit kosovar në Podgoricë, po që se në Kosovë nuk njihen malazezët si pakicë kombëtare.

Vujanoviq iu ka thënë gazetarëve se ka “premtime të fuqishme” nga ana e presidentes kosovare Atifete Jahjaga se çështja e statusit të malazezëve do të zgjidhet së shpejti.

Presidenti i Malit të Zi ka thënë se deri në atë kohë nuk do të ketë shkëmbim ambasadorësh mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Mali Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2009.
XS
SM
MD
LG