Ndërlidhjet

Liderët e Kishës Serbe në vizitë historike Kroacisë


Patriku Irinej
Patriku Irinej
Udhëheqja e Kishës Ortodokse Serbe ka filluar sot një vizitë historike tri-ditëshe në Kroacinë e banuar me shumicë katolike.

Delegacioni i Kishës, i kryesuar nga Patriku Irinej, mori pjesë në një meshë në kryeqytetin kroat dhe më vonë pritet të takojë në Zagreb kardinalin Josip Bozaniq dhe zyrtarët tjerë shtetërorë, njofton DPA.

Vizita mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes kishës katolike në Kroaci dhe Kishës Ortodokse Serbe, pasi që ato ishin tendosur me dekada për shkak të rolit të tyre në luftërat përkatëse.

Serbët fajësuan kishën katolike për mbështetjen e regjimit në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përkrahjen e spastrimit etnik.

Dekada më vonë, kisha serbe mbështeti luftën në të cilën Beoradi bënte fushatë për të krijuar Serbinë e Madhe dhe madje i bekoi trupat dhe armët e ushtarëve dhe paramilitarëve serbë që kanë kryer krime kundër civilëve jo-serbë në Kroaci, Bosnje e Kosovë.
XS
SM
MD
LG