Ndërlidhjet

logo-print

Japonia vazhdon mbështetjen për Kosovën


Ministri i Jashtëm i Japonisë Koiciro Gemba dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Tokio, 7 qershor, 2012

Ministri i Jashtëm i Japonisë Koiciro Gemba dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Tokio, 7 qershor, 2012

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Koichiro Gemba, e ka falenderuar atë për përkrahjen që Japonia po i jep Kosovës në mënyrë të vazhdueshme .

“Japonia është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe është ndër shtetet që kanë ndihmuar më së shumti Republikën e Kosovës që nga përfundimi i luftës e deri më sot” – theksoi kryeministri Thaçi.

Ai ka theksuar nevojen per thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe shtetit të Japonisë në fushën e ekonomisë, bujqësisë, shkencës, arsimit dhe kulturës, thuhet ne njoftimin e Qeverise se Kosoves.

Ministri i jashtëm japonez Gemba konfirmoi përkrahjen e Qeverisë japoneze duke shprehur mbështetjen e plotë për Kosovën dhe vizionin e saj për anëtarësim në BE dhe në NATO.

“Japonia ndihet krenare që ka ndihmuar popullin e Kosovës dhe do të vazhdojë të bëjë një gjë të tillë edhe në të ardhmen”, theksoi ministri Gemba.
XS
SM
MD
LG