Ndërlidhjet

Mubarak në gjendje të rëndë shëndetësore


Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.

Shëndeti i ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, është përkeqësuar që nga transferimi i tij në burg, pak ditë më parë.

Fundjavën e kaluar, Mubarak është dënuar me burgim të përjetshëm, për shkak të rolit të tij në vrasjen e protestuesve, gjatë kryengritjes së vitit të kaluar kundër regjimit të tij.

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë të enjten se gjendja e Mubarakut është përkeqësuar aq shumë, saqë nuk arrin të marrë frymë pa oksigjen shtesë.

Sipas autoriteteve spitalore, Mubaraku vuan nga “depresioni akut” dhe tensioni i lartë i gjakut.
XS
SM
MD
LG