Ndërlidhjet

logo-print

EULEX-i arreston një të dyshuar për vrasjen e policit Zymberi


EULEX

EULEX

Policia e EULEX-it ka arrestuar njërin nga gjashtë personat e dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi.

“Hetuesit e Task Forcës së EULEX-it në Mitrovicë kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit e kërkuar në lidhje me vrasjen e policit Enver Zymberi. Arrestimi është bërë sot në mëngjes në Mitrovicë”, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

Ky i dyshuar është njëri nga gjashtë personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare në tetor të vitit 2011.

Polici Enver Zymberi është vrarë gjatë aksionit policor të vitit të kaluar, për futjen nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaha, ka shpallur më pas Zymberin Hero të Kosovës.
XS
SM
MD
LG