Ndërlidhjet

Eshton apelon për luftë globale kundër terrorizmit


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka bërë thirrje për luftë globale kundër terrorizmit, duke premtuar se BE-ja, në të ardhmen, do të jetë më e angazhuar në këtë çështje.

Eshton i ka bërë këto komente në një konferencë ndërkombëtare kundër terrorizmit në Stamboll.

Ajo ka lavdëruar Turqinë për kontributin e saj në zhbërjen e grupeve terroriste – në mesin e të cilave ka përmendur Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Eshton ka numëruar mjetet që ndan BE-ja për të ndihmuar shtetet e mbarë botës në vendosjen e sigurisë dhe të sundimit të ligjit.

“Me burimet ekzistuese dhe të reja, që janë në dispozicion për ne, do të mund të ndajmë rreth 30 miliardë dollarë për projektet që fokusohen në sundimin e ligjit, të drejtat penale dhe masat parandaluese”, ka thënë Eshton.

Forumi global i anti-terrorizmit, i cili grumbullon diplomatë, ekspertë dhe ministra të sektorit të sigurisë nga e gjithë bota, organizohet një herë në vit.
XS
SM
MD
LG