Ndërlidhjet

Ban: Regjimi i Asadit s'ka legjitimitet


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ban Ki-mun.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ban Ki-mun.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Ban Ki-mun, ka thënë të enjten se regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Asad, ka humbur legjitimitetin, duke fajësuar atë për “masakrën e njerëzve të pafajshëm"..

Ban ka thënë se monitoruesit e OKB-së, duke bërë përpjekje për të arritur në vendin ku ka ndodhur masakra e fundit, janë qëlluar me armë të vogla.

Duke folur në fillim të sesionit special të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për krizën në Siri, Ban ka dënuar masakrën e Hamas, në të cilën janë vrarë më shumë se 80 civilë.

Ajo është një barbarizëm i papërshkrueshëm, ka thënë Ban, i cili ka bërë thirrje për zbatimin e menjëhershëm të planit për paqe të të dërguarit ndërkombëar për krizën, Kofi Anan.
XS
SM
MD
LG