Ndërlidhjet

BE mund të rikthejë kontrollet kufitare


Ilustrim

Ilustrim

Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të rivendosin përkohësisht kontrollet kufitare brenda zonës së Shengenit, në rast të rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm.

Zyrtarë të Danimarkës, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, kanë thënë se ministrat e punëve të brendshme të bllokut janë pajtuar njëzëri me vendimin.

Komisionarja për punë të brendshme e BE-së, Sesilia Malmstrom, e cila ka kundërshtuar një gjë të tillë, ka thënë se është “e zhgënjyer”.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Sulc, e ka cilësuar vendimin e BE-së si kundërproduktiv dhe ka premtuar se do ta luftojë atë.

Marrëveshja mundëson që vendet e BE-së të rikthejnë kontrollet kufitare deri në një vit, në rast të “rrethanave të jashtëzakonshme.

Këto të fundit përfshijnë problemet që kanë të bëjnë me migracionin ilegal.
XS
SM
MD
LG