Ndërlidhjet

Sharapova avancon në finale


Tenistja Maria Sharapova
Tenistja Maria Sharapova
Tenistja ruse, Maria Sharapova, ka avancuar në finalen e femrave të garës “French Open”, pasi ka mposhtur sfiduesen çeke, Petra Kvitova.

Loja ka përfunduar me rezultat 6-3 6-3. Në finalen e së shtunës në Paris, Sharapova do të përballet me italianen Sara Erani.

Gjysmëfinalja e meshkujve do të përballë serbin Novak Gjokoviq me zviceranin Rozher Federer, ashtu si edhe spanjollët Rafael Nadal dhe David Ferer.
XS
SM
MD
LG