Ndërlidhjet

logo-print

OKB e shqetësuar me shkeljet e të drejtave në Pakistan


Navi Pillaj

Navi Pillaj

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për “shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut” gjatë operacioneve ushtarake të Pakistanit kundër militantëve dhe kryengritësve.

Në fund të vizitës së saj katërditore në Pakistan, komisionarja për të drejta të njeriut e OKB-së, Navi Pillaj, ka thënë se është e shqetësuar me dyshimet për shkelje të mëdha, në kontekstin e operacioneve kundër-terroriste.

Ajo u ka thënë gazetarëve në Islamabad se shkeljet e tilla përfshijnë “vrasje jashtëgjyqësore dhe zhdukje me forcë”.

Organizatat e pavarura kanë akuzuar forcat pakistaneze të sigurisë për arrestime masive dhe vrasje jashtëgjyqësore në jugperëndim të provincës Baluçistan, ku në vitin 2004 ka nisur kryengritja separatiste.

Pillaj i ka bërë thirrje Islamabadit të kalojë legjislacionin për çështjet si: tortura, arsimi dhe të drejtat e grave.
XS
SM
MD
LG