Ndërlidhjet

SHBA heton “sulmin ndaj civilëve” në Afganistan


Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Martin Dempsej.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Martin Dempsej.
Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të hetojnë sulmin e NATO-s më 6 maj, i cili, sipas pohimeve të zyrtarëve afganë, ka vrarë 18 civilë.

“Ne bëjmë më të mirën tonë për të shmangur viktimat civile dhe ky hetim do të tregojë nëse ka pasur viktima civile”, ka thënë shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Martin Dempsej, para gazetarëve.

Sulmi ka ndodhur në provincën Logar dhe dyshohet se në mesin e të vrarëve ka edhe gra e fëmijë.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, i cili për shkak të sulmit ka ndërprerë vizitën në Kinë, e ka cilësuar incidentin si “të papranueshëm”.
XS
SM
MD
LG