Ndërlidhjet

ANEB - në pritje të marrëveshjes me Iranin


Logo e ANEB-it

Logo e ANEB-it

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) pritet t’i bëjë presion Iranit për nënshkrimin e marrëveshjes, e cila u lejon inspektorëve të saj të vizitojnë lokacionin ku Teherani dyshohet se punon në zhvillimin e armës bërthamore.

Shumë diplomatë perëndimorë dyshojnë se bisedimet e palëve në Vjenë do të sjellin rezultat.

Të enjten, Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Iranit të punojë “në drejtim të hapave konkretë” në kuadër të bisedimeve që do të zhvillojë këtë muaj në Moskë me grupin e fuqive botërore, që përfshin Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Republika Islamike këmbëngul se programi i saj bërthamor ka qëllime krejtësisht paqësore.
XS
SM
MD
LG