Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 8 qershorin në vite...


Riçard Nikson

Riçard Nikson

1969 - Presidenti Riçard Nikson takohet me presidentin Thieu të Vietnamit Jugor, për t’i treguar atij se 25 mijë trupa amerikanë do të largohen nga vendi në muajin gusht.

632 - Profeti mysliman Muhamed, vdiq në Medinë.

1625 - U lind astronomi Xhovani Domeniko Kasini.

1845 - Endrju Xhekson, presidenti i shtatë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vdiq në Nashvill, Tenesi, në moshën 78 vjeccare.

1861 - Shteti i Tenesisë votoi që të dalë nga Unioni, për t’u bashkuar në konfederatë.

1908 - Mbreti Eduard VII i Anglisë, vizitoi Carin Nikolas II të Rusisë, me qëllim që të përmirësojë marrëdhëniet mes dy shteteve.

1916 - U lind Fransis Krik, shkencëtari që bashkëzbuloi strukturën e ADN-së.

1967 - Aeroplanët e Izraelit, sulmuan anijen USS Liberty, në Detin Mediteran, duke lënë të vdekur 34 persona.

1968 - Xhejms Rej, vrasësi i Martin Luter Kingut, u kap në aeroportin e Londrës.

1982 - Në fjalimin e parë të një presidenti amerikan në Parlamentin e Britanisë së Madhe, presidenti Ronalld Regan parashikoi se Marksizmi dhe Leninizmi do të përfundojnë në një “pirf hiri të historisë”.(g.k.)
XS
SM
MD
LG