Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Gjeorgji - vendimtare për demokracinë e saj


Harta e Gjeorgjisë
Harta e Gjeorgjisë
Ligjvënësit në Dhomën Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara i kanë përshkruar zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale në Gjeorgji, si “tejet të rëndësishme” për zhvillimin demokratik të vendit.

Përfaqësuesi demokrat i Kalifornisë, Houard Berman, tha se është i shqetësuar me “përpjekjet për të parandaluar kundërshtarin politik, Bidzhina Ivanishvili, nga gara për zgjedhjet presidenciale”.

Berman gjithashtu ka përçmuar “përpjekjet për të frikësuar liderët lokalë të opozitës, duke iu mohuar atyre edhe qasjen në media”.

Komentet vijnë pak ditë pas vizitës së sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, në Gjeorgji, ku edhe i ka bërë thirrje presidentit Mikhail Sakashvili që të sigurojë “një transferim demokratik të pushtetit”.

Ligjvënësit amerikanë po ashtu kanë miratuar një rezolutë, e cila konfirmon mbështetjen për integritetin territorial të Gjeorgjisë, aspiratat për në NATO dhe reformat demokratike, të bëra deri më tani.

Zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji do të mbahen në tetor, kurse ato presidenciale në vitin 2013.
XS
SM
MD
LG