Ndërlidhjet

“Gratë në të bardha” kërkojnë ndihmën e kardinalit


Papa Benedikti XVI gjatë vizitës në Kubë.

Papa Benedikti XVI gjatë vizitës në Kubë.

Anëtaret e grupit disident të Kubës “Gratë në të bardha” janë takuar me kreun katolik të vendit, për të kërkuar ndihmë në luftimin e represionit të qeverisë komuniste të Kubës.

Grupi, i përbërë nga gra dhe të afërme femra të disidentëve të burgosur apo ish-të burgosur, i ka thënë kardinalit Xhejmi Ortega se ai është nën presion edhe më të madh që nga vizita e Papa Benediktit XVI, në muajin mars.

Rreth 60 anëtare të “Grave në të bardha” janë arrestuar përkohësisht gjatë vizitës së Papës.

Ortega, i cili për herë të parë ka takuar grupin në maj të 2010-ës, është konsideruar i rëndësishëm në përpjekjet për të siguruar lirimin e reth 130 disidentëve, pas takimit me presidentin Raul Kastro.

Shumica e këtyre të liruarve kanë mërguar në vende të huaja.
XS
SM
MD
LG