Ndërlidhjet

Dështon edhe raundi i tretë për presidentin e Shqipërisë


Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë
Në Kuvendin e Shqipërisë ka dështuar edhe raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, në mungesë të një kandidati konsensual.

Sipas mediave në Tiranë, një gjë e tillë ka qenë e pritshme pasi opozita ka deklaruar se nuk do të japë konsensusin për kandidatin e propozuar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, Xhezair Zaganjori.

Deri tani janë konsumuar tre nga pesë raundet e votimit për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë, ndërkohë që në raundin e katërt dhe pestë të votimit, kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash.
XS
SM
MD
LG