Ndërlidhjet

logo-print

Britania propozon ligjin që ndëshkon martesat e detyruara


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron.

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron.

Qeveria britanike ka propozuar ligj të ri, që do t’i bënte martesat e detyruara vepra penale.

Zyra e Ministrisë së Brendshme ka thënë se legjislacioni përmban kërcënimin me burgim për prindërit që detyrojnë të martohen fëmijët e tyre.

Propozimi vjen pasi zyrtarët kanë marrë mbi 2,000 raporte nga njerëzit e detyruar për martesë, që nga janari i vitit 2011.

Shumica e rasteve kanë përfshirë vajza nga Pakistani dhe Bangladeshi nën moshën 21-vjeçare, e disa nga to edhe nën 15 vjeç.

Kryeministri Dejvid Kameron ka thënë se martesat e detyruara janë “të neveritshme” dhe “afër skllavërisë”.

Qeveria synon të paraqesë legjislacionin në Parlament deri në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG