Ndërlidhjet

Brohoritje raciste në Krakov të Polonisë


Varshavë, 8 qershor 2012.

Varshavë, 8 qershor 2012.

Shqetësimet për incidente të mundshme raciste gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit janë rritur të premten, kur lojtarët holandezë janë ankuar për brohoritje raciste gjatë një stërvitjeje publike në Poloni.

Kapiteni i Holandës, Mark van Bomel, ka thënë se është “e turpshme” që disa njerëz, të cilët kanë ndjekur stërvitjen në qytetin Krakov, kanë sulmuar lojtarët me ngjyrë me “zhurma majmunësh”.

Një zyrtar i Federatës Evropiane të Futbollit ka hedhur poshtë sjelljen raciste, duke thënë se një grup i vogël i tifozëve polakë ka protestuar kundër vendimit të UEFA-s për të mos bërë Krakovin njërin nga qytetet nikoqire të lojërave.

Polonia dhe Ukraina janë nikoqire të turneut që nis sot në Varshavë, me ndeshjen ndërmjet Polonisë dhe Greqisë, për të pasuar me atë në mes të Republikës Çeke dhe Rusisë.
XS
SM
MD
LG