Ndërlidhjet

logo-print

Japonia e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Kosovën


Tokio

Tokio

Në ditën e tretë të vizitës së tij zyrtare në Japoni, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka takuar kryeministrin e Japonisë, Joshihiko Noda.

Thaçi, pos tjerash, ka falënderuar Nodën për mbështetjen që i ka dhënë Japonia Kosovës tash e 13 vjet.

“Kosova është një vend i vogël, por i mundësive të mëdha. Ne tani duhet të mbyllim kapitullin e asistencës dhe të hapim kapitullin e zhvillimit dhe investimeve. Kosova ofron mundësi të mëdha për investime sidomos në fushën e minierave, energjisë, bujqësisë dhe turizmit”, ka thënë Thaçi.

Homologu i tij japonez ka shprehur përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së tij për thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe shtetit të Japonisë.
XS
SM
MD
LG