Ndërlidhjet

AGPK ripërsërit kërkesën për heqjen e nenit 37 dhe 38


Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave, mediat në Kosovë kanë bojkotuar punën e institucioneve vendore, në shenjë kundërshtimi ndaj neneve 37 dhe 38 të Kodit Penal.

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave, mediat në Kosovë kanë bojkotuar punën e institucioneve vendore, në shenjë kundërshtimi ndaj neneve 37 dhe 38 të Kodit Penal.

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka prezantuar para Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës kundërshtimin e gazetarëve dhe mediave të Kosovës për nenin 37 dhe 38 të Kodit Penal.

Kryetari i Bordit të AGPK-së, Arben Ahmeti, ka lëshuar punimet e këtij debati pas prezantimit të qëndrimit.

"AGPK nuk është e gatshme që të negociojë kërkesën, sepse çdo tendencë për riformulim apo rishkrim të këtyre dy neneve, nuk është gjë tjetër pos përpjekje për të cenuar lirinë e shtypit në këtë vend", thuhet në kumtesën e AGPK-së.

Dy nenet, që kriminalizojnë shpifjen dhe detyrojnë gazetarët të zbulojnë burimet e tyre, janë cilësuar si “përpjekje për të heshtur gazetarinë hulumtuese".
XS
SM
MD
LG