Ndërlidhjet

Nikolliq do të dijë nëse Serbia kushtëzohet me Kosovën


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian përgjigje të qarta në lidhje me të ardhmen evropiane të vendit të tij.

“Në Bruksel pres të mësoj për atë që nuk është dëgjuar kurrë në Serbi: a insiston Bashkimi Evropian që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Kemi marrë statusin e kandidatit dhe me të drejtë presim që në vjeshtë të fillojmë negociatat”, ka thënë Nikolliq për mediat serbe.

Ai do të qëndrojë në Bruksel javën e ardhshme, në vizitën e parë zyrtare që nga marrja e postit, muajin e kaluar.

Diplomatët evropianë i kanë kërkuar Serbisë që të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën, si kusht për avancim drejt BE-së.

Në mesin e kërkesave kryesore është shuarja e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, të cilat nga autoritetet kosovare dhe komuniteti ndërkombëtar konsiderohen si të paligjshme.
XS
SM
MD
LG