Ndërlidhjet

EULEX: Marrëveshja për targat vlen edhe për veriun


Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq.

Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq.

Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për lirinë e lëvizjes vlen për tërë Kosovën dhe se veriu nuk bën përjashtim, siç ka thënë kreu i delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq.

“Në marrëveshjen për liri të lëvizjes, paragrafi i shtatë, thuhet se të gjithë pronarët e automjeteve, me vendbanim në Kosovë, do të përdorin targat RKS ose KS. Të dyja palët janë pajtuar me këto kushte”, ka thënë Gudeleviq për agjencinë Beta.

Stefanoviq ka thënë se marrëveshja nuk përfshin serbët e veriut.

Serbët e Kosovës prej 1 qershorit janë të obliguar që në automjetet e tyre të bartin targat e Kosovës dhe këtë vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se e mbështet edhe misioni evropian për sundimin e ligjit - EULEX.

Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen për liri të lëvizjes më 2 korrik të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG