Ndërlidhjet

Jahjaga dekreton emërimin e disa gjyqtarëve


Prishtinë, 8 qershor 2012.
Prishtinë, 8 qershor 2012.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dekretuar sot emërimin e një numri gjyqtarësh në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme dhe në gjykatat komunale.

Dekretimi i tyre është bërë në bazë të neneve përkatëse të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Bazuar në njoftimin e Presidencës, betimin para Jahjagës e kanë dhënë këta të dekretuar: Behxhet Muçiqi, gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, Fikri Shishko, gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, Hysen Gashi, gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, Bujar Muzaqi, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Podujevë, Gazmend Bahtiri, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Podujevë, Minir Hoti, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Podujevë, Elife Uka, gjyqtare në Gjykatën Komunale në Lipjan, Avdi Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gllogoc, Skender Zariqi, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gllogoc, Shabi Idrizi, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Kaçanik, Zajrete Muhaxheri, gjyqtare në Gjykatën Komunale në Kaçanik, Adem Shabani, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Ferizaj.
XS
SM
MD
LG