Ndërlidhjet

Jeremiq zgjidhet president i AP të OKB-së


Vuk Jeremiq

Vuk Jeremiq

Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq është zgjedhur president i ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në votimin e parë që nuk kishte kandidat konsensual, që nga viti 1991, njofton agjencia e lajmeve, Associated Press.

Vuk Jeremiq ka mundur ambasadorin e Lituanisë në OKB-së Dalius Çekuolis në votimet, në të cilat ai ka marrë 99, ndërsa diplomati lituanez 85 vota.

Jeremiq ka falenderuar asamblenë "për nderin që i ka dhënë për ta udhëhequr atë" për një vit, duke filluar që nga shtatori.

Ai do të pasojë në këtë post Nasir Abdulaziz Al-Naserin të Katarit.
XS
SM
MD
LG