Ndërlidhjet

logo-print

Zaganjori tërhiqet nga gara për president


Parlamenti i Shqipërisë

Parlamenti i Shqipërisë

Xhezair Zaganjori, kandidati i mazhorancës për president, ka hequr dorë nga gara për presidentin e Shqipërisë.

Mediat shqiptare thonë se tërheqja e Zaganjorit bëhet për t’i hapur rrugë negociatave mes Partisë Demokratike në pushtet dhe asaj Socialiste në opozitë.

Tërheqja nga gara e Zaganjorit vjen pas djegies së raundit të tretë të votimit në Kuvendin shqiptar.

“Nuk pranoj që të jem kandidat për raundin e katërt. Për mua ka shumë rëndësi fakti, që opozita nuk ka besim tek unë dhe do të paragjykohet çdo vendimmarrje e imja, në një kohë që Shqipëria përballet me sfida të jashtëzakonshme, si reforma zgjedhore, zgjedhjet e vitit që vjen, reforma në drejtësi që duhet të bëhet, çështja e pranimit të Shqipërisë për të fituar statusin e vendit kandidat e me radhë”, ka thënë Zaganjori.

Ai është shprehur se vendimin nuk e ka komunikuar me asnjeri para se ta bënte publik në media, pasi ai nuk ishte një kandidat zyrtar.
XS
SM
MD
LG