Ndërlidhjet

logo-print

Putin nënshkruan ligjin kundërthënës


Vlladimir Putin

Vlladimir Putin

Presidenti rus Vlladimir Putin ka nënshkruar një ligj që në mënyrë dramatike rrit gjobat e mundshme për njerëzit që shpallen fajtorë për pjesëmarrje në mitingjet e palejuara.

Masa e ashpër ngre gjobën potenciale për njerëzit që gjenden fajtorë për pjesëmarrje në protestat e palejuara deri në 300 mijë rubla apo 9150 dollarë.

Zyrtarët qeveritarë që shpallen fajtor për shkelje të tilla mund të përballen me gjoba dy herë më të larta.

Gjoba maksimale aktualisht është 300 rubla apo 9 dollarë.

Këshilli Federal i Rusisë – dhoma e epërme e parlamentit - miratoi ligjin të mërkurën.
Legjislacioni i ri është kritikuar nga grupet opozitare dhe aktivistët e të drejtave si anti-kushtetues.
XS
SM
MD
LG