Ndërlidhjet

Aktivistët: Trupat i kanë vrarë 15 vetë në Dara të Sirisë


Pamje nga një qytet në Siri, pas shpërthimit të një bombe
Pamje nga një qytet në Siri, pas shpërthimit të një bombe
Aktivistët thonë se trupat e Sirisë e kanë sulmuar me predha qytetin jugor Dara, duke vrarë së paku 15 vetë.

Njëherësh, grupi sirian Vëzhgimi për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, thotë se një duzinë njerëzish janë plagosur nga ky sulm.

Dara është qyteti ku në muajin mars të vitit të kaluar, ka filluar kryengritja kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

Këto vrasje ndodhën pas tmerrit ndërkombëtar lidhur me vrasjen e civilëve ditën e mërkurë në një sulm nga militantët lojalistë dhe trupat në fshatin Mazrat al-Qubeir.

Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara, që e vizituan dje këtë fshat, thanë se kanë parë gjak nëpër mure, kanë ndjerë erë të “mishit të djegur” dhe kanë parë dëshmi të “krimit të tmerrshëm” që ishte bërë, por nuk kanë qenë në gjendje t’i konfirmojnë raportet se afro 80 vetë janë vrarë atje.

Qeveria e ka hedhur poshtë përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG