Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Hetime për rrjedhjen e informacioneve në media


Prokurori i përgjithshëm amerikan Erik Holder

Prokurori i përgjithshëm amerikan Erik Holder

Shtëpia e Bardhë thotë se do të zhvilloj hetime penale për burimet e rrjedhjeve aktuale në media të tregimeve, që i kanë rrezikuar sekretet kombëtare.

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, dje i ka caktuar dy prokurorë për t’i udhëhequr këto hetime, për të cilat ai thotë se aktualisht po ndërmerren nga agjencia FBI.

Shpallja e hetimeve penale u bë pas raporteve në gazetat kryesore amerikane për dyshimet për luftën e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit në Internet, për procedurat për marrjen në shënjestër të militantëve nga aeroplanët pa ekuipazh, dhe për ekzistimin e agjentit të dyfishtë, i cili ka depërtuar në një grup militant në Jemen.

Gazetat, i kanë cituar burimet e tyre si zyrtarë të tashëm apo të dikurshëm në administratën e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Barak Obama tha mbrëmë se “prej se jam në zyre qëndrimi im është zero tolerancë për këtë lloj të rrjedhjeve dhe spekulimeve”.
XS
SM
MD
LG