Ndërlidhjet

Paris: Konfirmohet vrasja e katër ushtarëve francezë


Presidenti Fransua Holland gjatë vizitës së ushtarëve francezë në Kapisa të Afganistanit, më 25 Maj të këtij viti

Presidenti Fransua Holland gjatë vizitës së ushtarëve francezë në Kapisa të Afganistanit, më 25 Maj të këtij viti

Parisi e ka konfirmuar se katër ushtarët ndërkombëtarë, në përbërje të NATO-s, që janë vrarë nga një sulm i sotëm i kryengritësve në pjesën lindore të Afganistanit, janë ushtarë francezë.

Zyra e presidentit të Francës, Fransua Holland, nëpërmjet një kumtese, tha se në këtë sulm, që ndodhi në provincën Kapisa, janë plagosur edhe pesë ushtarë të tjerë francezë, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore.

Zëdhënësi i talibanëve në Afganistan, Zabibullah Muxhahid, e ka marrë përgjegjësinë për sulm nëpërmjet një imejli dërguar agjencive të lajmeve duke thënë se një sulmues vetëvrasës me bombë i ka sulmuar trupat në provincën Kapisa.

Muajin e kaluar, Franca pat vendosur ta përshpejtoj tërheqjen e forcave luftarake nga Afganistani, duke shpallur tërheqjen e afro 2 mijë ushtarëve, deri në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG