Ndërlidhjet

Pakistan: Personat e armatosur i kanë vrarë katër policë


Pamje nga një sulm me bombë i mëparshëm në Balluçistan
Pamje nga një sulm me bombë i mëparshëm në Balluçistan
Policia tha se persona të armatosur i kanë vrarë katër pjesëtarë të forcave të sigurisë së Pakistanit, që e ruanin hekurudhën në një lagje të Kuetës, kryeqytet i provincës së trazuar Balluçistan.

Udhëheqësi i lartë i policisë, Shaukat Ali, tha se sulmi i sotëm ndodhi pasi autoritetet lokale ishin alarmuar për komplote me bomba në trena përgjatë gjithë hekurudhës.

Për këtë vrasje ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Balluçistani, i pasur me naftë dhe gaz, që kufizohet me Iranin dhe Afganistanin, tash sa kohë vuan nga militantët islamikë, nga dhuna sektare ndërmjet myslimanëve sunitë e shiitë dhe nga kryengritja separatiste.
XS
SM
MD
LG