Ndërlidhjet

logo-print

FMN: Evropa të lëvizë me shpejtësi në reformën e bankave


Kristine Lagardë, shefe e FMN-së

Kristine Lagardë, shefe e FMN-së

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagardë, ka kërkuar nga liderët evropianë që të veprojnë me shpejtësi për ta ripërtrirë shëndetin e bankave, në mënyrë që të luftohet kriza në eurozonë.

Duke folur mbrëmë një Nju Jork, zonja Lagardë tha se zyrtarët duhet të ndërmarrin hapa për unifikimin e mikanizmit bankar të zonës dhe të krijojnë mjete më të forta për menaxhimin e krizës.

Ajo ka kërkuar që politkibërësit ta paraqesin një plan veprimi të qartë për ndërtimin e sistemit të unifikuar bankar brenda “javëve dhe muajve”.

Këto komente u bënë pasi presidenti amerikan, Barak Obama, ka kërkuar që liderët evropianë të ndërmarrin “aksion të qartë” për ta luftuar thellimin e krizës financiare në eurozonë.
XS
SM
MD
LG