Ndërlidhjet

Pakistan: Mohohet akuza e Shteteve të Bashkuara


Leon Paneta gjatë takimit me ministrin afgan Vardak në Kabul, më 7 qershor 2012
Leon Paneta gjatë takimit me ministrin afgan Vardak në Kabul, më 7 qershor 2012
Pakistani e ka hedhur poshtë akuzën e Shteteve të Bashkuara se ky vend po refuzon të bëjë më tepër për eliminimin e strehimeve të kryengritësve.

Ministria e jashtme e Pakistanit sot ka theksuar se “fuqishëm i refuzon” komentet e zyrtarëve amerikanë.

Sekretari i mbrojtjes, Leon Paneta, këtë javë i ka tërhequr vërejtjen Pakistanit se Shtetet e Bashkuara janë në fund të durimit lidhur me refuzimin e Islamabadit për të bërë më tepër për eliminimin e bazave të strehimit për kryengritësit.

Këto komente ai i bëri këtë javë gjatë takimit me ministrin e mbrojtjes së Afganistanit, Rahim Vardak, në Kabul.

Paneta tha se Uashingtoni, veçanërisht, dëshiron që Pakistani të ndërmerrte aksion kundër rrjetit Hakani, që është një grup i ndërlidhur me talibanët dhe al-Kaidën, që e ka bazën në rajonin tribal të trazuar, Vaziristani Verior.

Ky grup ishte fajësuar për disa nga sulmet më vdekjeprurëse gjatë 10 viteve të luftës në Afganistan.
XS
SM
MD
LG