Ndërlidhjet

BE: Ministrat e eurozonës diskutojnë ndihmën për Spanjën


Ilustrim
Ilustrim
Ministrat e financave të eurozonës në një konferencë telefonike sot diskutojnë kërkesën e mundshme nga Spanja për ndihmë financiare për shtytje të sektorit bankar në këtë vend.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se Spanjës i duhen afro 40 miliardë euro kapital të ri.

Nga ana tjetër, agjencitë e lajmeve duke i cituar zyrtarët e paemëruar, thonë se paneli Eurogrup i ministrave të financave të eurozonës do t’i ofroj Spanjës 100 miliardë euro në shkëmbim për reforma të sistemit financiar spanjoll.
XS
SM
MD
LG