Ndërlidhjet

Futboll: Dita e tretë e kampionatit evropian


Një aksionin i futbollistit gjerman Podolski në takimin me Portugalinë
Një aksionin i futbollistit gjerman Podolski në takimin me Portugalinë
Sot në Kampionatin Evropian të Futbollit zhvillohen dy takime të Grupit C: Spanja – Italia (fillon në orën 18 sipas kohës së Evropës së Mesme) dhe Irlanda – Kroacia (20:45).

Të dy takimet zhvillohen në Poloni, përkatësisht në qytetet Gdansk dhe Poznan.

Mbrëmë, ditën e dytë të kampionatit, që mbahet në Ukrainë dhe Poloni, në kuadër të Grupit B, Danimarka e mundi Holandën me rezultat 1:0, ndërsa fitore arriti edhe Gjermania në takimin me Portugalinë me rezultat 1:0.

Futbollistët e Spanjës e mbrojnë titullin e kampionit evropian, që e kanë fituar në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG