Ndërlidhjet

logo-print

Aktivistët: Në Siri janë vrarë 83 vetë nga sulmet e trupave


Shtëpi të dëmmtuara nga bombardimet në qytetin Homs të Sirisë

Shtëpi të dëmmtuara nga bombardimet në qytetin Homs të Sirisë

Grupi Vëzhgimi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, thotë se gjatë ditës së djeshme, nga sulmet e forcave të regjimit në Siri, janë vrarë 83 vetë.

Në këtë numër përfshihen edhe 20 vetë, që janë vrarë nga bombardimet në qytetin jugor Dara.

Mendohet se 13,500 njerëz janë vrarë prej se ka filluar goditja e regjimit të presidentit Bashar al-Asad, kundër protestuesve në Siri, në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG