Ndërlidhjet

logo-print

Mirëpritet marrëveshja financiare për bankat e Spanjës


Ministri i ekonomisë i Spanjës Luis de Guindos

Ministri i ekonomisë i Spanjës Luis de Guindos

Zyrtarët evropianë dhe organizatat ndërkombëtare e kanë mirëpritur pakon e ndihmës së eurozonës për Spanjën, me të cilën do të shpëtohet sistemi bankar në këtë vend, i cili është i rrezikuar.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe grupi i shtatë vendeve më të industrializuara në botë, G-7, e kanë lavdëruar marrëveshjen prej 100 miliardë eurosh si hap para në unifikimin më të madh fiskal në gjithë eurozonën dhe si parandalim i krizës më të gjërë ekonomike.

Ministri i financave i Francës, Pjer Moskovici, që mbrëmë mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm, tha se marrëveshja dërgon “sinjal të fuqishëm të solidaritetit” në 17 vendet e eurozonës.

Ministri i ekonomisë i Spanjës, Luis de Guindos, tha se marrëveshja nuk imponon masa të kursimit apo reforma të përgjithshme ekonomike në Spanjë, sikur që parashohin marrëveshjet e tilla për ndihma në Greqi, Irlandë dhe Portugali.
XS
SM
MD
LG