Ndërlidhjet

Prizren: Janë arrestuar 12 aktivistë të Vetëvendosjes


Nga një arrestim i mëparshëm i pjesëtarëve të Vetëvendosjes
Nga një arrestim i mëparshëm i pjesëtarëve të Vetëvendosjes
Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media bënë të ditur se 10 aktivistë të kësaj lëvizje, janë arrestuar në paraditen e sotme.

Në njoftim thuhet se aktivistët u arrestuan deri sa kanë qenë duke stolisur qytetin me flamuj kombëtar për nder të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Lajmin për, siç thuhet, shoqërim në stacioni policor të Prizrenit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Prizren Hazir Berisha.


“E para është se ata janë shoqëruar deri në stacionin policor të Prizrenit, dhe me procedurë të shkurtër do të dërgohen para gjyqtarit për kundërvajtje. Ata janë shoqëruar në polici me arsye se veç se kanë vendosur flamuj kombëtarët ata kanë hequr flamuj dhe simbole tjera, p.sh si flamuj të Kosovës dhe shteteve tjera mike që kanë ndihmuar Kosovën”, the për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi Berisha.

Më vonë janë arrestuar edhe dy aktivistë.

Vetëvendosja, këto arrestime i ka konsideruar si të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e datës së sotme dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.
XS
SM
MD
LG