Ndërlidhjet

Francë: Mbahen zgjedhjet parlamentare


Votimet në Francë, më 6 maj 2012
Votimet në Francë, më 6 maj 2012
Në Francë sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, që do të tregojnë se çfarë mbështetjeje do të ketë presidenti i ri socialist, Fransua Holland, për propozimet e tij për tatimin e të pasurve dhe përmirësimin e kushteve të punës për klasën e mesme.

Presidenti socialist aktualisht ballafaqohet me shumicën konservatore në parlament.

Votimet e sotme, që do të vazhdojnë me rundin e dytë, një javë më vonë, poashtu do të tregojnë se sa fuqi kanë pjesëtarët e së djathtës ekstreme lidhur me politikat e tyre për imigrimin dhe për praktikat myslimane.

Përbërja e re legjislative do ta ketë mandatin pesëvjeçar, aq sa e ka edhe presidenti.

Hulumtimet e opinionit sugjerojnë se socialistët mund të sigurojnë një shumicë të vogël, por funksionale, së bashku me Partinë e Gjelbër dhe partnerët e tjerë të koalicionit.(f.b.)
XS
SM
MD
LG