Ndërlidhjet

Kosovë: Akademi me rastin e 134 Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit


Pamje nga Prishtina me rastin e festimeve të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

Pamje nga Prishtina me rastin e festimeve të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

Në Prizren është mbajtur Akademi solemne me rastin e 134 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, në të cilën morën pjesë zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e para organizatë politike mbarëshqiptare, mbush sot (10 qershor), 134 vjet nga formimi i saj (1878).

Lidhja e Prizrenit njihet si datë me rëndësi te shqiptarët, por këtë vit duket të ketë një mobilizim më të madh për manifestime se sa viteve të tjera, për shkak të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Me ketë rast janë paraparë aktivitete të shumta për sot në Prizren, ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Nga këndvështrimi historik, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881) zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare në Kuvendin Shqiptar të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878.
XS
SM
MD
LG