Ndërlidhjet

UEFA: Hapet procedurë disiplinore kundër Rusisë


Futbollisti Teodor Gebre Selasie (i pari majtas) gjatë takimit Rusia - Republika Çeke
Futbollisti Teodor Gebre Selasie (i pari majtas) gjatë takimit Rusia - Republika Çeke
Federata Evropiane e Futbollit, UEFA, ka hapur procedurë disiplinore kundër Rusisë, pas akteve të dhunës dhe racizmit nga simpatizuesit rusë në Kampionatin Evropian të Futbollit, që po mbahet në Ukrainë dhe Poloni.

UEFA thotë se po zhvillon hetime të ndara lidhur me akuza për sjellje të pahijshme të simpatiztuesve rusë gjatë takimit me Republikën Çeke, me ç’rast rusët fituan me rezultat 4:1.

Gjatë takimit të së premtes, katër punëtorë zyrtarë, janë dërguar për pak kohë në spital, pasi ishin sulmuar nga një grup i rusëve që e shikonin duelin.

Ndaras, vëzhguesit anti-racizëm kanë raportuar se disa dashamirë rusë kanë valvitur flamuj nacionalistë dhe gojarisht e kanë ofenduar lojtarin çek me lëkurë të zezë, Teodor Gebre Selasie.
XS
SM
MD
LG