Ndërlidhjet

Egjipt: Përkeqësohet gjendja e Mubarakut në spital


Ish presidenti Mubarak me kafaz në gjykatë në Kajro më 2 qershor
Ish presidenti Mubarak me kafaz në gjykatë në Kajro më 2 qershor
Zyrtarët e sigurisë së Egjiptit thonë se ish presidentit Hosni Mubarak i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, për më tepër se një javë prej se ai është dërguar në spitalin e një burgu në Kajro, ku ai e vuan dënimin me burg të përjetshëm.

Bashkëshortja dhe dy rejat e tij raportohet se sot e kanë vizituar Mubarakun në spital.

Njëherësh, afro 200 mbështetës të tij për të dytën ditë me radhë po protestojnë, duke kërkuar që Mubaraku të dërgohet në spital ushtarak ose privat.

Zyrtarë e sigurisë dhe mediat thonë se shëndeti i Mubarakut është përkeqësuar shpejt, prej se ai ishte dërguar në burgun Torah, pasi gjykata e dënoi atë me 2 qershor për bashkëfajësi në vrasjet e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011, nga e cila ai u përmbys nga pushteti.
XS
SM
MD
LG