Ndërlidhjet

Teheran: Fuqitë botërore ta pranojnë qëndrimin e Iranit


Kapaciteti atomik iranian në Natanc, që ruhet me artileri kundërajrore
Kapaciteti atomik iranian në Natanc, që ruhet me artileri kundërajrore
Ali Saidi, zyrtar i lartë i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, thotë se “e vetmja rrugë” për fuqitë botërore, është që ta pranojnë pozicionin e Iranit lidhur me veprimtaritë e tij bërthamore.

Këto komente ai i bëri sot lidhur me bisedimet e ardhshme, në të cilat pos Iranit përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina.

Sipas agjencisë iraniane Mehr, Saidi tha se “e vetmja rrugë para tyre është që t’i pranojnë kërkesat e Iranit në një atmosferë të respektit reciprok dhe të ndalet politizimi” i çështjes së programit atomik.

Takimi i ardhshëm mbehet më 18 dhe 19 të këtij muaji në Moskë.

Fuqitë perëndimore kanë shqetësime se Irani po përpiqet të prodhoj armatim atomik.

Teherani thotë se programi iranian atomik është vetëm për qëllime civile dhe paqësore.
XS
SM
MD
LG