Ndërlidhjet

Najrobi: Nga përplasja e helikopterit – u vra një ministër


Presidenti i Kenias Mvai Kibaki
Presidenti i Kenias Mvai Kibaki
Ministri i sigurisë së brendshme i Kenias, George Saitoti, është vrarë sot, së bashku me zëvendësin e tij dhe katër persona të tjerë, nga rrëzimi i helikopterit.

Ish zëvendëspresidenti, Saitoti, planifikonte që të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Si ministër i sigurisë së brendshme, në qeverinë e Mvai Kibakit, ai ishte zë udhëheqës kundër grupit somalez islamist, al-Shabab.

Trupat e Kenias po luftojnë me këtë grup në Somali prej tetorit të kaluar, kur kishin dërguar trupa brenda në Somali.
XS
SM
MD
LG