Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Tërmet i fuqishëm në pjesën perëndimore


Ekipet e shpëtimit e nxjerrin një të mbijetuar nga një tërmet i mëparshëm në Turqi

Ekipet e shpëtimit e nxjerrin një të mbijetuar nga një tërmet i mëparshëm në Turqi

Raportohet se një tërmet i fuqishëm me magnitudë preliminare 6.1 e ka goditur pjesën jugperëndimore të Turqisë, sot pasdite.

Qendra sizmike observatorike Kandilli tha se epiqendra e tërmetit ishte në pushimoren e Egjeut, Oludeniz.

Televizioni shtetëror turk tha se disa njerëz janë plagosur ndëmjer veti në panikun e krijuar pas tërmetit, por nuk ka paraqitur kurrfarë shifrash.

Më 23 tetor të vitit të kaluar një tërmet i fuqishëm e pat goditur pjesën lindore të Turqisë, me ç’rast u vranë më se 600 njerëz.

Por ky tërmet ishte përcjellur edhe me dridhje të tjera, kështu që më 12 nëntor rajoni u godit nga tërmeti me magnitudë 5.6, nga i cili e humbën jetën 40 njerëz të tjerë në këtë hapësirë.
XS
SM
MD
LG