Ndërlidhjet

Sida: Regjimi në Siri i numëron çastet e fundit


Pamje pas një shpërthimi të mëhershëm në një autobus ushtarak në një lagje të Damaskut në Siri

Shefi i ri i koalicionit kryesor opozitar në Siri, Abdelbaset Sida, thotë se regjimi i presidentit Bashar al-Asad, po i “numëron çastet e fundit” dhe se e ka humbur kontrollin ndaj disa qyteteve në Siri.

Këto komente zoti Sida i bëri vetëm disa orë pasi të shtunën u zgjodh lider i ri i Këshillit Kombëtar Sirian.

Ky koalicion opozitar me seli në Stamboll, kërkon përfundimin e sundimit të Asadit me mjete juridike.

Sida tha se “duke i shumëfishuar masakrat dhe bombardimet” në Siri, shihet se regjimi i Asadit e ka humbur durimin.

Abdelbaset Sida është aktivist kurd 56 vjeçar dhe jeton në ekzil në Suedi.

Në këtë post ai e zëvendësoi akademikun Burhan Ghaloiun, që ishte i vendosur në Paris.
XS
SM
MD
LG