Ndërlidhjet

Libi: Zgjedhjet shtyhen për 7 korrik


Libiaset e festojnë çlirimin e vendit të tyre në viset malore, 160 km në jugperëndim të Tripolit

Libiaset e festojnë çlirimin e vendit të tyre në viset malore, 160 km në jugperëndim të Tripolit

Zgjedhjet e para parlamentare në Libi, prej përmbysjes së diktatorit Muamer Gadafi, vitin e kaluar, janë shtyrë për 18 ditë dhe do të mbahen më 7 korrik, ka njoftuar shefi i Komisionit zgjedhor të Libisë, Nuri al-Abar, në një konferencë të sotme për shtyp në Tripoli.

Ai tha se shtyrja ishte e pashmangshme për shkak të vështirësive logjistike.

Në këto votime do të zgjedhen 200 anëtarë të Asamblesë, e cila e zëvendëson Këshillin Kombëtar Tranzicional dhe e përgatit Kiushtetutën e re të Libisë.
XS
SM
MD
LG