Ndërlidhjet

Kryeministri spanjoll mirëpret paketën e ndihmës


Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoi.
Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoi.
Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoi, ka mirëpritur paketën e ndihmës nga Eurozona për sektorin bankar të Spanjës.

Rajoi, i cili më herët i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të kërkuar kredi, tha se marrëveshja tregon besimin e Evropës në reformat ekonomike të vendit të tij.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe trupat e tjerë ndërkombëtarë kanë mirëpritur marrëveshjen në vlerë prej 100 miliardë eurosh, si hap drejt unitetit më të madh fiskal në Eurozonë dhe parandalimit të një krize më të gjerë ekonomike në rajon.

Spanja, ekonomia e katërt e Eurozonës, është po ashtu vendi i katërt i zonës së euros që kërkon ndihmë, pas Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë.
XS
SM
MD
LG