Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 11 qershorin në vite...

  • RFE /RL

Ronald Regan

Ronald Regan

2004 - Presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara, Ronald Regan, u varros në Kaliforni me një funeral shtetëror.

1509 - Mbreti i Anglisë, Henri VIII, u martua me Katerinën e Aragonit.

1572 - Lindi Ben Jonson, dramaturg dhe poet anglez.

1967 - Izraeli dhe Siria pranojnë armëpushimin nga OKB-ja.

1987 - Kryeministrja britanike, Margaret Thetçër, fitoi mandatin e tretë radhazi në detyrë.

1990 - Gjykata Supreme hodhi poshtë një ligj federal që ndalon përdhosjen e flamurit amerikan.

2001 - Timothi Mekveigh u ekzekutua me injeksion për bombardimet e vitit 1995 në qytetin Oklahoma, ku u vranë 168 njerëz.

2002 - Rok muzikanti Pol Mekartni u martua me Hedhër Mills në një kështjellë të largët irlandeze. (Çifti u shkurorëzuar në vitin 2008.)

2009 - Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi shpërthimin e epidemisë së gripit të derrave.

2010 - FIFA World Cup hapet në Afrikën e Jugut, turneu më i madh i futbollit për herë të parë u mbajt në këtë kontinent.(z.p.)
XS
SM
MD
LG